Skip to content

Tronditet Rama, Elisa Spiropali i jep ”goditjen FATALE” dhe del kundër tij: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ai ironizoi zërat brenda PS-së që flasin për një “Shqipëri të Re”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se brenda partisë ka “disa shpirtra të humbur” që kërkojnë një Shqipëri të re, duke shtuar me ironi se pret prej tyre një draft konkret, por se ka frikë që ai nuk do të vijë kurrë.

Një ditë më pas, Spiropali duket se i është përgjigjur drejtpërdrejt kryeministrit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku rithekson idenë e “Marrëveshjes së Re për Shqipërinë” dhe nevojën për reformim të Partisë Socialiste.

READ MORE  Të shkosh në Shkodër duhet të jesh boss! Koncensioni Milot-Balldren! Ja sa lekë do paguajnë shqiptarët për të vajtur në Shkodër

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane”, shkruan Spiropali.

Ajo thekson se për të arritur këtë objektiv, Partia Socialiste duhet të gjejë forcat për t’u vetëpastruar dhe për t’u bërë më dinamike e më demokratike.

“Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, shprehet ajo.

READ MORE  Furtunë e madhe në QEVERI, jep dorëheqjen ministri i rëndësishëm

Në fund të reagimit, Spiropali nënvizon se ndryshimi i vendit nis nga ndryshimi i vetes dhe i forcës politike që qeveris.

“Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, përfundon ajo.

Published inNews