Skip to content

Dy viktima dhe mbi 14 të plagosur nga aksidenti TRAGJIK në autostradë! Ky është SHOFERI i autobusit (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përfshirë në një përplasje fatale, duke lënë pas dy viktima dhe 14 persona të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi drejtohej nga Perlat Vatoci, ndërsa dyshohet se shoferi mund të ketë pësuar përgjumje ose një problem shëndetësor, si infarkt, në momentin e aksidentit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se mjeti nuk po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe se linja kishte funksionuar normalisht edhe më herët gjatë ditës.

READ MORE  Edi Rama plas “bombën” për protestën e sotme/ Deklarata që po bën ‘zhurmë’ në rrjet!

Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit tragjik.

Published inNews