Skip to content

Ministri Malaj tregon NDRYSHIMET në Buxhetin e Shtetit, dyfishimi i pagës për këtë kategori dhe rritje e fondeve për …

Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e Këshillit të Ministrave, prej ku ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë me dije se gjatë kësaj mbledhje është miratuar një akt normativ për disa ndryshime të parashikuara në Buxhetin e Shtetit për 2026-ën, ku janë parashikuar rritje në disa sektorë të ndryshëm.

Malaj bëri me dije se do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, do të financohet me fonde shtesë sektori i shëndetësisë, si edhe do të alokohen fonde për punonjësit e urgjencës dhe shërbimet zjarrfikëse.

Pjesë nga fjala e Petrit Malajt:

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam aktin normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2026.

Më konkretisht përmes këtij akti ne kemi mundësuar afrimin e indeksimit të pensioneve tashmë që do të ndodhë në datën 1 korrik, i cili do të ndodhi me një fond shtesë prej 872 milionë lekësh, plani i qeverisë është që indeksimi në muajin e ardhshëm të afrohet në muajin prill ashtu si ka qenë edhe më herët.

READ MORE  Persona të maskuar i vendosin tritolin banesës së avokatit shqiptar, shpërthimi "shkund" zonën (EMRI-DETAJE)

Gjithashtu nëpërmjet këtij akti normativ dyfishojmë pagesën për fëmijët me aftësi të kufizuar, me një financim shtesë prej 750 milionë lekësh nga kjo masë do të përfitojnë 1720 fëmijë dhe kjo masë do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik 2026, pra duke filluar nga nesër. Gjithashtu nëpërmjet këtij akti kemi menduar edhe për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara të cilat shteti do t’iu mbulojë me pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore me një efekt financiar prej rreth 2 miliardë lekësh.

Nga ana tjetër edhe sektori i shëndetësisë do të financohet me fonde shtesë nëpërmjet këtij akti normativ, do të alokojmë 1.5 miliardë lekë fonde shtesë për barnat e onkologjikut në shërbimet spitalore në vend pra 15 milionë euro shtesë për barnat e onkologjikut.

READ MORE  “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me të zeza, djalin e kam autik

Gjithashtu nëpërmjet këtij akti do të mundësojmë edhe rritjen e pagave të personelit në urgjencën mjekësore. Ku do të përfitojnë mjekët dhe personeli i shërbimit në urgjkencën spitalore.

Do të alokohet edhe një fond shtesë për pagesën e orëve shtesë të punës së zjarrëfikësve nga ku do të mund të përfitojnë 1250 punonjës.

Do të përmbushim të gjitha detyrimet që kemi me NATO-n, për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 miliardë lëkë shtesë.

Do të rrisim edhe shumën e garancisë sovrane, dhe do të shtrijmë fushën e mbulimit me garancinë sovrane jo vetëm për fermerët.

Published inNews