Skip to content

Tragjedi në vendin fqinj, tre anëtarë të një familje gjenden të vrarë në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku tre anëtarë të një familjeje janë gjetur të vrarë brenda banesës së tyre në Via Montiglio, në lagjen Aurelio të Romës, në zonën Casalotti.

Sipas mediave të huaja, viktimat janë Kamal Uddin, 39 vjeç, bashkëshortja e tij Arzu, 38 vjeçe, si dhe vajza e tyre 6-vjeçare, Alicia. I vetmi i mbijetuar i familjes është djali i madh i çiftit, Onion, 20 vjeç, i cili u gjet i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin Policlinico Gemelli. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar plagë dhe trauma të shumta.

READ MORE  E papritur, Zbulohet kryeorganizatori i protestave që kanë pushtuar Tiranën

Familja ishte me origjinë nga Bangladeshi, ndërsa hetimet për zbardhjen e krimit po drejtohen nga Skuadra Mobile e Policisë së Romës.

Hetuesit kanë gjetur një gjurmë dore të përgjakur në murin e banesës, ndërsa në shkallë janë konstatuar shenja që dyshohet se i përkasin arratisjes së 20-vjeçarit, i cili ka arritur t’i shpëtojë autorit të sulmit.

Policia ka nisur kërkimet për një shtetas nga Bangladeshi, i njohur si mik i familjes. Ndërkohë në banesë është gjetur një hanxharë, që dyshohet së është përdorur në ngjarje.

READ MORE  Tërmeti i fortë shkund vendin, ja ku ishte epiqendra
Published inNews