Skip to content

Njofton dorëheqjen! Deklaron se do jetë në detyrë edhe pak javë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij “brenda javëve të ardhshme”, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme, shkruan Reuters.

“Do të jem president vetëm për disa javë dhe pastaj do të jap dorëheqjen”, tha Vuçiç në një tubim mbështetësish në Beograd.

Vuçiç u zgjodh për herë të parë president i Serbisë në vitin 2017 dhe në vitin 2022 u rizgjodh për një mandat të dytë, i cili normalisht do të skadonte vitin e ardhshëm.

READ MORE  Temperaturat do të ndihen deri në 41 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Për muaj të tërë, qeveria serbe ka qenë nën presion të madh, ndërsa protestat e shpeshta masive antiqeveritare vazhduan pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit të Novi Sadi.

Published inNews