Skip to content

Ngjarje e rëndë në vend, rrufeja vret një person /EMRI

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në mal.

Sipas raportimeve, viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili ndodhej në malin e Trebeshinës, në vendin e quajtur Zaçe Be, në momentin kur u godit nga rrufeja.

68-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

READ MORE  1 polic u vra dhe 1 tjetër mbeti i plagosur/ Nëna e vrasësit të policit në Maliq flet për herë të parë
Published inNews