Skip to content

I FUNDIT/ Pas Venezuelës, tërmeti i fortë godet edhe Turqinë

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së enjtes në lagjen Battalgazi të provincës Malatya në Turqi.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundja sizmike ndodhi në orën 16:22 me epiqendër në distriktin Battalgazi.

Autoritetet bëjnë me dije se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 9.13 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

READ MORE  Aksident në Divjakë, 22-vjeçari përplas për vdekje me motor të moshuarën

Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme materiale të konsiderueshme, ndërsa ekipet përkatëse vijojnë monitorimin e situatës në zonë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët kanë dalë përkohësisht jashtë banesave.

Published inNews