Skip to content

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita, bën reagmin URGJENT

Helmimi i rreth 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Pas raportimeve për shqetësime shëndetësore të një numri të madh studentësh, ka reaguar menjëherë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ai ka kërkuar nisjen e verifikimeve të plota për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar çdo përgjegjësi të mundshme.

Ndërkohë, studentët e prekur kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër gjendjen e tyre shëndetësore.

READ MORE  Gjendet i pajetë shqiptari i zhdukur prej disa ditësh, dyshohet se ra nga një shkëmb (EMRI/Foto)

Grupi hetimor dhe strukturat përkatëse kanë nisur kontrollet në ambientet e Akademisë, me fokus të veçantë tek ushqimi dhe kushtet higjieno-sanitare.

Published inNews