Skip to content

E bujshme/ ”Shkundet” qeveria, gjashtë zyrtarë nën akuzë për përfitim fondesh

Prokuroria e Elbasanit njoftoi të premten rezultatet e hetimit ndaj gjashtë funksionarëve dhe nëpunësve publikë të disa institucioneve, të akuzuar se abuzuan me skemën e ndihmës ekonomike, duke sjellë dëm në financat publike. Sipas prokurorisë, hetimet kanë filluar në prill të vitit të kaluar, bazuar në kallëzimin e një qytetari i cili pretendonte se abuzohej me skemën e ndihmës ekonomike.

Nga hetimi ka rezultuar se në skemën e ndihmës ekonomike janë përfshirë në mënyrë të padrejtë familje që nuk plotësonin kriteret ligjore për përfitim. “Pas fillimit të hetimit penal, numri i familjeve përfituese është ulur, konkretisht nga 320 familje përfituese në 110 familje”, konstatohet në njoftim dhe shtohet se nga verifikimet e kryera për periudhën tetor 2024 – korrik 2025, dëmi ekonomik i evidentuar është në vlerën 12.5 milionë lekë.

READ MORE  Diplomati i njohur thirrje socialistëve: “Zbriteni Ramën nga kali, koha është sot”

“Në kuadër të këtij procedimi penal u arrit të provohet se funksionarët shtetërorë në bashkëpunim midis tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos administruar dokumentacionin e kërkuar, duke rritur fiktivisht numrin e familjeve përfituese, duke përvetësuar pa të drejtë shuma monetare si dhe duke mos ushtruar një kontroll efekt në mënyrë që të ndalohej kjo veprimtari e paligjshme”, bënë me dije prokuroria.

READ MORE  E bujshme/ Tjetër largim nga detyra në rradhet e qeverisë, ja kush është drejtoresha e njohur e larguar sot

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masat e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe pezullimit të ushtrimit të detyrës ndaj një drejtori në Bashkinë e Elbasanit, një administratori, tre specialistë dhe një postier, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve.

Published inNews