Skip to content

Shokuese/ Roja i lokalit grushton për vdekje babain e 2 fëmijëve, e lë në mes të rrugës (Video)

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një roje sigurie i një lokali nate i merr jetën një babai të ri me një goditje të vetme, gjatë një sulmi të papritur dhe pa asnjë motiv të qartë.

Dylan Maxwell, 28 vjeç, sulmoi 25-vjeçarin Luke Thompson në orët e para të mëngjesit. Gjatë përplasjes, Maxwell e goditi disa herë, duke e rrëzuar dy herë në tokë.

Si pasojë e dhunës, Thompson pësoi dëmtime katastrofike, përfshirë thyerje të kafkës dhe hemorragji në tru. Ai u transportua në spital, ku luftoi për jetën për dhjetë ditë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Tashmë, familja e tij ka marrë vendimin e vështirë për të publikuar pamjet e momenteve të fundit të të riut, me shpresën se historia e tij do të shërbejë si paralajmërim për pasojat tragjike që mund të sjellë dhuna në rrugë.

READ MORE  Lajm i trishtë! Ndërron jetë personi që dha shumë, njoftohet ndarja nga jeta e... (EMRI)

Në videon e shkurtër, Luke Thompson shihet duke debatuar me Maxwell në një rrugë të qytetit Pontefract, në West Yorkshire. Papritur, roja i sigurisë e godet me grusht, duke e lënë të tronditur.

Pak çaste më vonë, 25-vjeçari arrin të ngrihet në këmbë, por Maxwell rikthehet sërish. Pasi Thompson e shtyn për t’u larguar, agresori e ndjek përgjatë rrugës dhe i jep një tjetër goditje të fuqishme, e cila rezultoi fatale.

Goditja e fundit e rrëzoi të riun pa ndjenja në asfalt, ku mbeti i shtrirë në mes të rrugës.

Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, Maxwell kishte ndaluar me taksi në Front Street për të biseduar me një grua me të cilën kishte qenë më herët në një klub nate. Në atë moment, në zonë mbërriti edhe Thompson dhe pas një shkëmbimi verbal mes tyre situata degradoi me shpejtësi.

READ MORE  Tragjike/ Vinçi i merr jetën punëtorit 26-vjeçar, policia jep detaje

Një shofer taksie deklaroi se gjatë debatit, Thompson kishte kërcënuar se do ta godiste Maxwellin, por ngjarja përfundoi me sulmin brutal të këtij të fundit.

Pas agresionit, Maxwell u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë 25-vjeçarin të shtrirë në rrugë. Pak më vonë, Thompson u përplas edhe nga një automjet që po kalonte në zonë.

Ai pësoi thyerje në këmbë dhe dëmtime në legen, por ekspertët mjeko-ligjorë përcaktuan se këto plagë nuk kishin ndikuar në vdekjen e tij. Shkaku fatal mbetën dëmtimet e rënda në kokë të shkaktuara nga goditjet.

Tragjedia bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se Luke Thompson ishte baba i dy fëmijëve dhe priste lindjen e fëmijës së tretë. Foshnja erdhi në jetë vetëm pak javë pas vdekjes së tij.

Published inNews