Skip to content

I nguli thikën vëllait/ Krimi i rëndë brenda familjes! Zbulohen EMRAT e vëllezërve

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Kavajë, ku një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht me humbjen e jetës së njërit prej tyre.

Sipas Policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

READ MORE  Lajm i trishtë! Mbështeste protestën e qytetarëve, vdes papritur simpatizani i flaktë i Partisë Socialiste

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë brenda familjes.

Published inNews