Skip to content

“Jemi për një të keqe të madhe që ka pushtuar vendin, është Rama dhe Berisha”/ Qytetari: Protesta po rrit identitetin

Ka nisur organizimi i protestës 23-të kundër kryeministrit Edi Rama në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit shprehen të qartë se kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Diaspora i është bashkuar kësaj proteste që mbahet prej 23 ditësh në Tiranë. Disa prej protestuesve kanë qëndruar para Kryeministrisë edhe gjatë natës.

Ata shprehen të vendosur në kërkesat e tyre, dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët. Nuk kemi patur kurrë më parë një përbashkim kaq të madh. Këtu jemi për një të keqe të madhe që ka pushtuar këtë vendin që është Edi Rama dhe Sali Berisha. A nuk ka ky vend fytyra të tjera, apo liderë të tjerë…Udhëhiqemi nga horra që vetëm vjedhin. Të më gjejnë një arsye që nuk ka për të protestuar…Kjo është për të ardhmen e fëmijëve.

READ MORE  E papritur! Meteorologia tregon surpirzat e motit, çfarë na pret nga dita e enjte

Punoj si guidë turistike. Protesta po kthehet në atraksion turistik…Por turizmin e dëmtojnë plehrat, lumenjtë janë plot me plehra, trafiku një kaos, çmimet e larta, abuzimet. Dhe jo protesta. Protesta po e rrit identitetin e Shqipërisë’, tha mes të tjerash një tjetër protestues.

Published inNews