Skip to content

23 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Qytetari: Nesër në orën 10:00 sindikatat mbajnë protestë para Ministrisë së

Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 23-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në shesh duke kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshime në vend.

Një prej protestuesve deklaroi se revolta qytetare do të vazhdojë pavarësisht presioneve, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e organizuara nga sindikatat.

“Nesër, në orën 10:00, të gjitha sindikatat do të protestojnë përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në shenjë solidariteti. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj proteste. Nga minatorët e deri te rinia, duhet të protestojmë kundër këtij pushteti”, tha ai.

READ MORE  E RËNDË në vend! Mjeku kirurg ngacmon pacienten 21-vjeçare

Sipas protestuesit, lëvizja qytetare nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe do të vijojë aksionin protestues.

“Ne nuk do të ndalojmë, pavarësisht presioneve që bëjnë. Do të vazhdojmë qëndresën tonë derisa të dëgjohet zëri i qytetarëve”, u shpreh ai.

Published inNews