Skip to content

Vajza me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë (Video)

Janë publikuar pamjet nga incidenti i ndodhur mbrëmjen e së shtunës gjatë protestës së 21-të në Tiranë, ku një protestues i maskuar është ngjitur pranë zonës së muzeut “Shtëpia me Gjethe” dhe ka hequr flamurin e Shtetit të Izraelit i vendosur në afërsi të Ambasadës së Izraelit.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës ku mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e asaj që ata e konsiderojnë si klasën e vjetër politike.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur protestuesi i maskuar ngjitet dhe tërheq flamurin, një veprim që shkaktoi reagime të menjëhershme.

READ MORE  VIDEO/ “Ik se po të q** robt” - Skandal te Psikiatria, infiermierja fyen pacienten

Lidhur me këtë incident reagoi edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila përmes një deklarate zyrtare dënoi ashpër heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë.

Në reagimin e saj, Ministria theksoi se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së përçarjes.

READ MORE  Çfarë i bëre mor të q*** r*** ? Familjarët e policit të vrarë shpërthejnë në lot dhe të shara teksa autori del nga spitali (Video)

“Ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën e gjatë shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin. Ai nuk përfaqëson Shqipërinë dhe as popullin shqiptar, por vetëm ata që kërkojnë të provokojnë dhe të përhapin urrejtje”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Më tej, Ministria riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Published inNews