Një video tronditëse është publikuar këtë të hënë nga ambjentet e spitalit të Psikiatrisë, ku një infermiere fyen rëndë pacienten.
Sipas videos së publikuar nga JOQ, një paciente e shtruar në repartin e psikiatrisë shihet teksa refuzon marrjen e medikamenteve, duke pretenduar se është shtatzënë.Në vend të një reagimi profesional, të kujdesshëm dhe në përputhje me protokollet shëndetësore dëgjohet një gjuhë fyese dhe e papranueshme nga ana e një punonjëseje shëndetësore, e cila i drejtohet pacientes me shprehje ofenduese: “Ik se po të sh****j robt!
Sipas denoncimit, një tjetër element edhe më shqetësues është fakti se dhënia e medikamenteve ndaj pacientëve, nuk bëhet gjithmonë në mënyrë të qetë dhe të standardizuar, por me presion dhe në disa raste edhe me forcë fizike.Ndërkohë nëse një sjellje e tillë ndodh brenda një strukture shëndetësore publike, pyetja nuk është më “çfarë ndodhi në video”, por “sa raste të tjera skandaloze nuk janë parë kurrë?”.
Më poshtë video nga Psikiatria:
https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9e90af40-6eec-4b2a-9b74-00f2aab70cc0
