Skip to content

“Zbythet” Qeveria pas tubimit të studentëve shqiptarë në RMV, zv.kryeministri: Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip

Në kohën kur studentët shqiptarë në Shkup vijojnë protestat për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, zëvendëskryeministri Bekim Sali deklaroi në Kuvend se ky provim do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Ai tha se qeveria ka dëgjuar kërkesat e studentëve dhe po punon për të dhënë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.Sipas Salit, në të ardhmen jo vetëm provimi i jurisprudencës, por edhe provime të tjera që lidhen me këtë fushë do të mund të jepen në shqip.

“Zëri i studentëve është dëgjuar. Ekzekutivi qendror është angazhuar seriozisht për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë.

Provimi i jurisprudencës dhe provime të tjera të kësaj natyre do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe këtë do ta dëshmojmë shumë shpejt”, deklaroi ai.Zëvendëskryeministri shtoi gjithashtu se protestat e studentëve janë legjitime dhe duhet të shihen si pjesë e përpjekjeve për avancimin e standardeve europiane.

Published inNews