17-vjeçari, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri pas mesnatës së djeshme në Kamëz, ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, i mituri vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore teksa po merr trajtim intensiv pas plagës së marrë në kokë.
Policia arrestoi autorin e dyshuar 19-vjeçarin Rigels Sylaj, i cili mësohet se është djali i një ushtaraku. Ai kishte ftuar 3 shokët e tij në shtëpi dhe gjatë festës ku po konsumonin edhe alkool, po u tregonte një pistoletë të cilën e kishte pa leje.
Tre shokët e kanë nxjerrë 17-vjeçarin në oborrin e banesës dhe kanë telefonuar ambulancën. Edhe pse fillimisht rrëfyen një version të ndryshëm të historisë duke thënë se e gjetën të plagosur në oborr, më vonë pranuan çfarë kishte ndodhur.
