Skip to content

Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur

Të paktën gjashtë fëmijë janë plagosur pak minuta më parë në një aksident në Tiranë, raporton noa.al.

Policia e Shtetit konfirmon lajmin dhe njofton se rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç.

Vogëlushët po udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh..

Në këtë aksident është plagosur dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti, një grua shtatzënë.

Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht mendohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Published inNews