Skip to content

Indri “harroi” Vanesën? Reagimi i saj pas hyrjes së konkurrentes së re po komentohet kudo (Video)

Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP solli shumë surpriza, pasi Vanesa u eliminua nga gara, ndërsa menjëherë pas daljes së saj në shtëpi hyri një konkurrente e re.

Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte sjellja e Indri pas hyrjes së vajzës së re në fermë.

Në rrjetet sociale nisën menjëherë komentet se Indri “e harroi” Vanesën shumë shpejt, pasi u pa duke qeshur dhe komunikuar menjëherë me banoren e re.

Sot, në Ferma VIP Club, Vanesa ishte e ftuar për të komentuar zhvillimet e fundit në fermë.

Gjatë emisionit, Albano Bogdo bëri një koment që tërhoqi vëmendje, duke thënë se Indri duket shumë i lumtur pas daljes së Vanesës dhe se nuk ka ndaluar së qeshuri me konkurrenten e re.

Ky moment u prit me një reagim mjaft të trishtë nga Vanesa, e cila u duk e prekur teksa dëgjonte komentet për afrimitetin e Indrit me banoren e re.

Pamjet dhe reagimi i saj po bëjnë xhiron e rrjetit, ku shumë ndjekës po komentojnë raportin mes dy ish-banorëve pas daljes nga ferma.

Published inShowbiz