Mediat ka siguruar dosjen e SPAK lidhur me ngjarjen e regjistruar në fshatin Rranxë të Bushatit më 23 gusht 2024 ku një përplasje me armë zjarri u regjistrua mes Aleksandër Prendit dhe anëtarëve të grupit të Safet Bajrit, Izmir Sakicaj,
Samuel Troshani e Franko Leka. Këta të fundit kishin shkuar për të vrarë Prendin, por ky i fundit u bëri pritë me breshëri armësh.
Nga sekuestrimi i celularit të Izmir Sakicës, janë gjetur disa foto dhe video me armë të kalibrave të ndryshëm. Në telefon janë gjetur filmime të Sakicës e të tjerë personave duke bërë qitje me armë zjarri në zonë në pabanuar.

