Skip to content

Vr*sja e Sibora Gaganit, 48-vjeçari italian pranon për herë të parë autorësinë e krimit! Si ndodhi ngjarja e rëndë një dekadë më parë

Shtetasi italian, Marco Romeo, i dënuar me 24 vite burg për vrasjen e ish-partneres së tij Paula në Torremolinos në vitin 2023, ka pranuar për herë të parë se kishte vrarë edhe partneren e mëparshme, shqiptaren Sibora Gagani, në vitin 2014, raportojnë mediat spanjolle.

48-vjeçari kishte mohuar vazhdimisht autorësinë e vrasjes së Siborës, duke pretenduar se vetëm kishte fshehur trupin e saj në murin e apartamentit ku jetonin. Ai madje kishte akuzuar policinë se kishte manipuluar çështjen kundër tij.Në dokumentin e fundit të mbrojtjes, Marco Romeo pranon se e vrau Sibora Gaganin brenda banesës së tyre dhe më pas fshehu trupin në një mur të dyfishtë që ndërtoi në një nga dhomat e apartamentit.Trupi i 22-vjeçares shqiptare u zbulua nga policia pas arrestimit të tij për vrasjen e Paula-s. Viktima ishte futur në një kuti druri, e mbuluar me gëlqere, ndërsa pranë saj u gjetën një thikë me njolla gjaku dhe një tufë lulesh.

READ MORE  Muaj pas ndarjes nga jeta, Selvije Jao ndan lajmin e rëndësishëm për trashëgiminë e Shpat Kasapit

Sipas prokurorisë spanjolle, Marco Romeo dhe Sibora Gagani ishin njohur në vitin 2009 në qytetin italian Nettuno, kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe. Një vit më vonë ata u transferuan në Spanjë dhe jetuan së bashku në Torremolinos.

Hetimet tregojnë se gjatë javës nga 7 deri më 14 korrik 2014, i akuzuari e sulmoi të renë shqiptare me thikë, duke i shkaktuar vdekjen pas të paktën katër goditjeve, tre prej tyre në shpinë.Prokuroria kërkon dënimin e tij me 22 vite burg për vrasje me paramendim në kuadër të dhunës gjinore dhe për fshehjen e kufomës. Çështja do të shqyrtohet nga një juri popullore në një proces të ndarë nga ai për vrasjen e Paula-s.

READ MORE  “Shqipëria nuk është e tradhtarëve”/ Qytetarët sërish në protestë kundër resortit në Zvërnec! Nis marshimi (FOTO)

Mbrojtja e të akuzuarit kundërshton akuzën për vrasje me paramendim, duke pretenduar se ngjarja nuk ishte e planifikuar. Megjithatë, prokuroria këmbëngul se ai veproi në mënyrë të ftohtë dhe të organizuar, njësoj si në krimin e dytë për të cilin është dënuar tashmë.

Published inNews