Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk. Gjatë kontrollit shqiptari dukej nervoz dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit.
Karabinierët më pas e identifikuan të riun dhe e kontrolluan, duke gjetur pothuajse 6 gramë kokainë.Një kontroll i mëvonshëm në shtëpi çoi në sekuestrimin e 1.2 kg kokainë të fshehur në një jastëk në dhomën e gjumit, 1,200 euro në para të gatshme, dy peshore precize dhe materiale paketimi. Pasi u përfunduan procedurat formale, 32-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Marassi të Genovës.
