Skip to content

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut mbledh reperat shqiptarë/ Pas NOIZY-t, GJKKO kërkon edhe dëshminë e CLLEVIO-s

Në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar këtë të mërkurë seanca e radhës ndaj Laert Haxhiu, ku trupa gjykuese vendosi të thërrasë edhe disa dëshmitarë të tjerë për procesin. Mes emrave të thirrur është edhe Kleviol Ahmeti, këngëtari lushnjar i njohur si Cllevio.

Gjykata caktoi seancën e ardhshme më 28 maj, në orën 14:00, ku pritet të vijojë administrimi i dëshmive dhe provave në kuadër të procesit gjyqësor.

READ MORE  Violand Braçellari, asnjë shenjë pendese për sulmin ndaj dy efektivëve në Maliq, ç’ndodhi gjatë arrestimit dhe transportimit në spital

Ndërkohë, reperi Rigels Rajku (NOIZY) nuk u paraqit në seancën e sotme. Për këtë arsye, GJKKO vendosi rinjoftimin e tij për seancën e ardhshme.

Published inNews