Skip to content

Aksident i frikshëm mes tre makinave, raportohet për 7 persona të plagosur, nisen me urgjencë drejt spitalit

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri automjeteve, i cili ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

READ MORE  Rama në ''ALARM'', ja çfarë ka aktivizuar për të shuar protestat qytetare

Ajo ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po zhvillon veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente. /Lajmi.net/

Published inNews