Skip to content

Violand Braçellari, asnjë shenjë pendese për sulmin ndaj dy efektivëve në Maliq, ç’ndodhi gjatë arrestimit dhe transportimit në spital

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi të plotë.

Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat që e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk reagonte apo nuk shfaqje shenja dhimbjeje.Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë. Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë./TCh

READ MORE  Shpallet më e bukura e Shqipërisë/ Ja vajza që ‘rrëmbeu’ kurorën e “Miss Shqipëria 2026”(EMRI)

Published inNews