Skip to content

”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim”, kriset miqësia me Mimozën? Zhaku: Servile, e pafytyrë

Hyrja e Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, dhe Kostana Morava ka sjellë jo pak dinamika dhe tensione brenda shtëpisë së Ferma VIP. Dy hyrjet e reja duket se kanë ndryshuar atmosferën në fermë, duke krijuar përplasje të forta mes konkurrentëve dhe diskutime të shumta në rrjet.

Që në momentin e hyrjes së saj, Zhaku e bëri të qartë se arsyeja kryesore ishte mbështetja për Mozën, me të cilën ka një miqësi prej shumë vitesh. Në klipin prezantues ajo u shpreh: “Po hyj në Ferma VIP 3 të shpëtoj Mozën. Vetëm Moza është loja, të tjerët janë skandal”.Megjithatë, situata mes tyre duket se ka marrë një tjetër rrjedhë vetëm pak kohë pas hyrjes në fermë. Marrëdhënia që dukej e fortë jashtë spektaklit ka nisur të kriset, ndërsa debatet dhe thumbat mes tyre janë bërë gjithnjë e më të dukshme.Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-t, tensioni mes dy mikeshave u vu re hapur para publikut. Por përplasja nuk përfundoi aty. Pas mbylljes së spektaklit, debati mes tyre vijoi edhe më i ashpër, duke nxjerrë në pah pakënaqësi dhe akuza të ndërsjella. Moza hodhi akuza për Zhakun duke i thënë se ka një histori me ish-bashkëshortin e saj.Debati:

Zhaku: “Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare.”

Moza: “Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike.”

Zhaku: “Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne.”

Moza: “Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori.”

Zhaku: “Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente.”

Moza: “Unë do t’i jap çdo njeriu hakun.”

Published inShowbiz