Skip to content

Me 13 akuza për 5 vepra penale/ Me ‘byzylyk’ në duar kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton më 28 maj rekursin e Erion Veliajt

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 28 maj rekursin e radhës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij.Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të marra nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si dhe Apeli i Posaçëm, duke pretenduar se masa e sigurisë është e pabazuar.

Seanca në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet në fund të muajit, ndërsa mbrojtja e kryebashkiakut synon ndryshimin ose heqjen e masës aktuale të sigurisë.

Published inNews