Jeta private e Bes Kallaku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos pas zbulimit të lidhjes së tij me Ejona.
Edhe pse çifti ka zgjedhur ta mbajë romancën larg syrit të publikut, motra e aktorit, Ana Kallaku, ka ndarë disa detaje të rralla për marrëdhënien me kunatën e saj të re.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Ana publikoi një foto ku shfaqet e përqafuar me Ejonën, ndonëse pa ia zbuluar portretin.
Teksa u pyet nga fansat për raportin me partneren e Besit, moderatorja nuk i kurseu fjalët e ëmbla.
“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën 😍 Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të,” – shkroi Ana.
Ajo sqaroi gjithashtu se mungesa e daljeve publike apo fotove të plota nuk lidhet me fshehtësi, por është zgjedhje personale e vetë Ejonës që të mos ekspozohet në publik.
Deklarata e saj ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po komentojnë afrimitetin dhe mbështetjen që familja e Besit duket se i ka dhënë partneres së re të aktorit.


