Skip to content

Sherr me thika mes të rinjve, raportohet për të plagosur

Një konflikt i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e 10 majit 2026 në Fier, duke lënë të plagosur dy të rinj.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 23:00 në spital kanë mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasit R. H., 28 vjeç, me dëmtime në kokë të shkaktuara me sende të forta, dhe D. H., 28 vjeç, i plagosur me mjet prerës.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa personave.

READ MORE  Gena futet në bankë për të thyer çanten me EURO, por TR*NDITET nga punojësja e bankës, zbulon se ...

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Fierit dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Pas verifikimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të përfshirë në sherr, konkretisht K. S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë të Fierit, i njohur edhe si person me precedent penal.

READ MORE  Rradhë kilometrike! Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Nuk ndalemi (VIDEO)

Policia bëri me dije se 36-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për kapjen e tij dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat për të zbardhur motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë.

Published inNews