Skip to content

Në gjendje të rënduar psikologjike, nuk duroi më u largua nga Ferma VIP. Dalin detajet që askush nuk i dinte

Pas largimit të saj të papritur nga “Ferma VIP”, mungesa e Gresës në media dhe refuzimi për të dhënë intervista ka ngjallur shumë diskutime në rrjet.

Aludimet për një krisje me produksionin u shtuan edhe më tepër pas deklaratës së menaxherit të saj, i cili u shpreh se Gresa e kishte mbyllur përfundimisht me fermën.

Për t’u dhënë fund spekulimeve, ish-banorja ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka falënderuar publikisht ndjekësit për mbështetjen dhe mesazhet pozitive që ka marrë gjatë kësaj periudhe.

READ MORE  Tragjike, katër persona gjenden të djegur brenda një makine në provincën pranë bregdetit të Jonit

Në reagimin e saj, Gresa sqaroi se arsyeja e distancimit nga mediat nuk lidhet me ndonjë konflikt apo pakënaqësi me formatin, por me gjendjen e saj emocionale pas eksperiencës në reality show.

“Kam kaluar një eksperiencë të paharrueshme në Ferma VIP. Thjesht kam qenë pak e ngarkuar dhe nuk ndihem ende gati për intervista,” – shkroi ajo.

Në fund të mesazhit, Gresa la të kuptohet se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, duke i kërkuar ndjekësve të qëndrojnë në pritje për surprizat që po përgatit.

READ MORE  I fundit! Pas thirrjeve për t’u bërë kryeministër, Marin Mema reagon publikisht
Published inNews