Skip to content

DOKUMENTET/ Nikolin Jaka u pagua 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë

Një ngjarje e rëndë dhe e përsëritur në skemat e tenderave publikë ka ndodhur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, ku 40 studentë dhe kursantë janë helmuar masivisht. Ajo që duhej të ishte një shërbim elitar për forcat e ardhshme të rendit, është kthyer në një skandal shëndetësor me prapavijë financiare miliona eurosh.​Burime zyrtare dhe dokumentet e prokurimit bëjnë me dije se kompania përgjegjëse për ushqimin është “Sori-Al” SHPK. Kjo kompani rezulton në regjistrat e biznesit në emër të Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës, emri i të cilit qëndron pas këtij biznesi që ka shtrirë “tentakulat” në kateringun e institucioneve shtetërore.​Vetëm pak kohë më parë, kjo kompani ka përfituar një kontratë majme me vlerë 276 milionë lekë (pa TVSH). Kur kësaj shifre i shtohet edhe TVSH-ja, vlera që paguhet nga paratë e shqiptarëve shkon në rreth 3.5 milionë euro. Përkundrejt kësaj shifre galopante, studentët e policisë janë ushqyer me produkte që i kanë dërguar drejt shtretërve të spitalit me serume, të vjella dhe dhimbje të tmerrshme barku.​Arrestimet dhe administratorja në kërkim

​Pasojat e kësaj papërgjegjshmërie kanë çuar në veprimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit (Komisariati nr. 1), e cila:

– ​Ka arrestuar teknologun dhe kuzhinierin e kompanisë “Sori-Al”.

​- Ka shpallur në kërkim administratoren Alma Tafani.

Published inNews

Comments are closed.