Skip to content

“Ju erdhi fundi”/ Thirrje vendosmërie kundër Ramës dhe qeverisë: Parlamenti i krimit

Pas përfundimit të fjalimeve në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës.

Shqiptarët për 24 ditë me radhë protestojnë me forcë dhe vendosmëri kundër kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet e vazhdueshme “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre.

Ata gjithashtu theksojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke bërë të qartë se largimi i Ramës është i panegociueshëm.

READ MORE  Autobusi me nxënës shkolle përplaset me një makinë, tetë fëmijë të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Gjatë marshimit para Parlamentit, në turmë dëgjohen gjithashtu thirrjet në kor “Parlamenti i Krimit” dhe “Ju erdhi fundi”, duke reflektuar vendosmërinë e kësaj dite të 24-të të revoltës qytetare

Published inNews