Skip to content

Deputetja që braktisi Ramën, bën deklaratën e fortë për herë të parë kundër qeverisë

Marjana Koçeku e njohur gjerësisht si Neomalësorja ka reaguar sërish pas diskutimeve në rrjet lidhur me mandatin e saj pasi ajo vendosi të dilte e pavarur.

Reagimi i Neomalsores:

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet.

Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.

Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë.

Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruan ajo në Facebook.

Published inNews