Skip to content

VIDEO/ Lotë dhe qirinj në duar për dy “engjëjt” që ikën herët: Mesazhi prekës i banorëve para Bashkisë pas tragjedisë në ish-Kënetë

Një grup banorësh nga zona e ish-Kënetës kanë mbërritur pak minuta më parë pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

Karvani i makinave bllokoi përkohësisht një korsi qarkullimi në aksin përballë sheshit “Liria”, për t’u drejtuar më pas drejt shkallëve të bashkisë.

Aty, qytetarët ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për dy vogëlushët, të moshës 9 dhe 12 vjeç, jeta e të cilëve u ndërpre tragjikisht teksa po luanin në trotuarin pranë banesave të tyre.

READ MORE  KAOS NË GJYKATË / Shoku dëshmon për vrasjen, 3 vëllezërit Bushgjokaj kthejnë sallën në ring: Dhunuan edhe policët!

Banorët nuk preferuan të bëjnë deklarata për mediat, por theksuan se marshimi i paralajmëruar për nesër pritet të jetë masiv.

Published inNews