Skip to content

KAOS NË GJYKATË / Shoku dëshmon për vrasjen, 3 vëllezërit Bushgjokaj kthejnë sallën në ring: Dhunuan edhe policët!

Vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj kanë dhunuar fizikisht Petrit Çakri, pasi ky i fundit vendosi të ‘hapë’ gojën dhe të dëshmojë për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje për të cilën akuzohen të katërt.

Raportohet se sipas vëllezërve, Çakri ka gënjyer mbi dëshminë që po jepte për rastin, e kjo ka shkaktuar reagimin e tyre, duke e dhunuar fizikisht e duke e shtrirë përtokë.

Ndërkohë, ata kanë dhunuar edhe efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ndaluar konfliktin.

READ MORE  'Çohu o drreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, QSUT: E papranueshme, janë marrë masa për punonjësen
Published inNews