Skip to content

Zbulohen shumat e mëdha të parave që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite

Janë bërë publike shumat që Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar Kristian Prenga kanë përfituar nga dueli i zhvilluar në Arabinë Saudite.

Sipas mediave të specializuara të boksit, Kristian Prenga ka arkëtuar rreth 1.17 milionë euro, ndërsa Anthony Joshua ka përfituar 4.68 milionë euro vetëm nga pagesa e garantuar për përballjen.

LEXO MË SHUMË!  E rëndë në Korçë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

Megjithëse u mposht me nokaut në raundin e dytë, Prenga zhvilloi një paraqitje që tërhoqi vëmendjen, pasi arriti ta rrëzonte Joshuan dy herë në raundin e parë.

Sipas analistëve të boksit, kjo performancë mund t’i hapë boksierit shqiptar mundësi për duele edhe më të rëndësishme në të ardhmen.

LEXO MË SHUMË!  E rëndë/ Shoku i futet në shtëpi, dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

Përveç pagesës bazë, të dy boksierët pritet të përfitojnë edhe të ardhura shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimeve pay-per-view (PPV) dhe të drejtave komerciale të eventit, çka mund të rrisë ndjeshëm fitimet e tyre përfundimtare.

Published inNewsSport