Skip to content

Vetplagoset me armë zjarri një person, policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar fillimisht për tretman në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK në Prishtinë.

LEXO MË SHUMË!  Tragjedia me 3 viktima/ Enigma e 830 mijë paundëve, zbardhet dëshmia e 24-vjeçares së marrë peng

I plagosuri ka deklaruar se është vetplagosur aksidentalisht derisa ishte duke e pastruar armën e gjatë.

“Rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime”, tha Rugova.

Published inNews