Veprimi i papritur i Edi Ramës, kryeministri “u bashkohet” protestuesve

Teksa protestuesit vijojnë për të 26-ën ditë radhazi tubimet e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të tërhequr vëmendje.

Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamengot, simbolin që është identifikuar tashmë gjerësisht me protestën e nisur në mbrojtje të zonës së Zvernecit.

READ MORE  SPAK sekuestron 150 mln euro, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

Lëvizja ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku është komentuar gjerësisht nga komentuesit.

Protestat të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e 26-të, nisën fillimisht me kërkesën për të ndalur ndërtimin e një resorti në zonën e mbrojtur të Zvernecit, një habitat i rëndësishëm ku strehohen mijëra flamingo. Pikërisht nga ky simbol lindi edhe pagëzimi i lëvizjes qytetare si “Revolucioni i Flamingove”.

Megjithatë me kalimin e ditëve lista e kërkesave të protestuesve është zgjeruar, duke përfshirë çështje të tjera që lidhen me qeverisjen, transparencën dhe përgjegjshmërinë politike. Ndër kërkesat kryesore që vijon të artikulohet në protestë mbetet edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

READ MORE  Irani sfidon SHBA-në, bën sulmin e fortë ndaj bazës amerikane