Publikimi i një raporti të Policisë së Kosovës, përmes së cilit del në pas se si Kaona Sylejmani, vajza e deputetes Adriana Matoshi, ishte ndaluar me substanca narkotike të llojit marijuanë, ka ngjallur debat mes fermerit që e publikoi dhe politikanes në fjalë, e jo vetëm.
Sipas dokumentit, vajza e Matoshit ishte kapur me marijuanë më 9 qershor të vitit 2025, kur ajo ka qenë 25 vjeçe.
Pas publikimit të raportit nga ana e fermerit Tefë Çekaj, deputetja Matroshi i ka cilësuar kritikat publike lidhur me vajzën e saj si sulme të papranueshme.
Dokumenti:
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Matoshi ka thënë se fëmijët mund të bëjnë gabime, por sipas saj, të rriturit nuk duhet t’i sulmojnë ata për gabimet e tyre.
“Fëmijët edhe mund të bëjnë gabime, sepse janë fëmijë. Por ju jeni të rritur, të shitur dhe të sëmurë që e sulmoni një fëmijë pse ka bërë një gabim për vete”, shkroi Matoshi në reagimin e bërë.
Pas reagimit të Matoshit e cila e quajti vajzën e saj 25-vjeçare një fëmijë, rrjeti ka gumëzhirë nga reagimet e njëpasnjëshme ku të shumtë kanë qenë personat që i janë kundërpërgjigjur politikanes duke shkruar se mosha e vajzës e tregon haptazi se ajo nuk është e vogël.
