Skip to content

Ultimatum deri nesër për dorëheqjen “Nuk lëvizim më nga ky shesh”/ Protestuesi me mesazh nga diaspora Ultimatum deri nesër për dorëheqjen

Tensionet dhe vendosmëria e qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë po vijnë në rritje.

Një protestues që u prezantua si pjesë e diasporës ka marrë mikrofonin duke lëshuar një ultimatum të prerë ndaj zyrtarëve qeveritarë, të cilëve u bëri thirrje të largohen brenda 24 orëve.

Ai iu drejtua me tone të ashpra personave brenda institucionit, duke deklaruar se emigrantët shqiptarë janë të gatshëm të ngujohen në shesh deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

READ MORE  Deputetja e PS-së: Do të kemi marrëveshje për Shqipërinë e re

“Për ju skutha pas dritareve që jeni tradhtarë, vij me një mesazh nga diaspora: një ultimatum, deri nesër keni afat që të jepni dorëheqjen, përndryshe diaspora ka vendosur që nuk do lëvizë nga ky shesh!” tha ai me zë të lartë.

Më tej, protestuesi konfirmoi se qëndresa do të jetë e pandërprerë, ditë e natë, duke ftuar të gjithë të pranishmit t’i bashkohen këtij vendimi radikal.

READ MORE  Breshëri kallashi mes fëmijëve në Mamurras, VIDEO e frikshme që tregon momentet e tmerrit

“Këtu do rrimë dhe nuk do ikim më! Nuk do ikim, do rrimë këtu derisa të jepni dorëheqjen, 24 në 24!” përfundoi ai mes brohoritjeve të turmës që mbështeti thirrjen për qëndresë.

Published inNews