Skip to content

U pl*gos nga policia greke! Titi shoqërohej nga një këngëtar shqiptar dhe tre vajza

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e policisë greke për incidentin me armë në zonën e Mikrolimanos në Pire, ku u përfshi 42-vjeçari shqiptar Alesio Xhelo, i njohur me nofkën “Titi”, person me precedentë të rëndë kriminalë dhe i shpallur në kërkim në Shqipëri dhe Greqi. Sipas autoriteteve greke, gjatë operacionit të Njësisë së Hetimit të Zhvatjes, 42-vjeçari ka kundërshtuar me armë efektivët e policisë, ndërsa më pas mbeti i plagosur. Në çantën e tij u sekuestruan municione luftarake dhe 6 granata dore.

LEXO KËTË LAJM  Drejtori i Policise jep nje detaj te tm rrshem per ngjarjen ne Fier

Hetimet janë përqendruar tashmë edhe te identifikimi i personit të dytë që ndodhej me Xhelon pak para ndërhyrjes së policisë. Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një artist të njohur shqiptar të muzikës, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me 42-vjeçarin dhe tre gra të tjera në momentet para operacionit.Tre gratë janë thirrur nga autoritetet greke për të dhënë dëshmi zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes dhe lidhjen mes personave të përfshirë.

LEXO KËTË LAJM  Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Francë, biznesmeni shqiptar (EMRI)

Sipas mediave greke, muzikanti shqiptar është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes sapo nisi aksioni policor, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ai të paraqitet vullnetarisht për t’u marrë në pyetje. Oficerët e hetimit po verifikojnë natyrën e marrëdhënies mes artistit dhe Alesio Xhelos, si dhe nëse ai kishte dijeni që 42-vjeçari ndodhej ilegalisht në Greqi dhe mbante armë të rënda. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu çdo dyshim për përfshirje të mundshme në aktivitete kriminale/JOQ

Published inNews