Skip to content

U arrestua gjatë protestës para Kuvendit/ Hapet GoFundMe për Altin Hilën, babanë e djalit të sëmurë që preku zemrat e shqiptarëve(VIDEO)

Pas përplasjeve dhe tensioneve të dhunshme të zhvilluara gjatë protestës para ambienteve të jashtme të Kuvendit, Policia e Shtetit ka arrestuar 19 persona, mes të cilëve edhe qytetarin Altin Hila. Altin Hila ishte bërë një figurë e njohur për publikun, pasi kishte protestuar për 32 ditë me radhë i shoqëruar nga djali i tij i paralizuar, i cili është me status invaliditeti, nuk flet, nuk ecën dhe ushqehet direkt në stomak përmes një shiringe. Pamjet e tyre gjatë ditëve të protestës kishin qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.Sipas organizatorëve të protestës dhe dëshmitarëve, pretendohet se Hila është dhunuar nga forcat e policisë përpara se të prangosej. Arrestimi i tij ka ngjallur reagime të forta solidariteti, duke qenë se familja e tij ndodhet në kushte të rënda ekonomike dhe pa ndihmë shtetërore ndër vite.

READ MORE  “Ka sakrifikuar gjithçka…” – vajza e Mozës bën deklaraten e madhe për të (FOTO)

Në shenjë mbështetjeje, në platformën GoFundMe është hapur me urgjencë një fushatë sensibilizimi me titull “Solidarizim për familjen e Altin Hilës” për të ndihmuar bashkëshorten e tij, Linditën, dhe fëmijën e sëmurë. Fushata ka pasur një reagim masiv nga shqiptarët dhe donatorë të ndryshëm, ku brenda një kohe shumë të shkurtër janë mbledhur mbi 95,000 euro (duke kapërcyer tashmë vlerën e 104,000 eurove) për të lehtësuar situatën e tyre të mjerueshme.

READ MORE  Tronditëse/ Djali vret babain pas një incidenti mes tyre

Published inNews