Skip to content

Turisti zhv*shet në plazhin e Velipojës, shkodranët i bërtasin dhe e detyrojnë të largohet (Foto)

Një incident është raportuar në plazhin e Velipojës ditën e sotme ku një pushues nga Mali i Zi është zhveshur nudo, duke shkaktuar reagime nga disa pushues vendas.

Sipas dëshmitarëve, disa qytetarë nga Shkodra i kanë kërkuar të vishej, duke i bërë me dije se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme në një plazh publik familjar. Situata është shoqëruar me debat verbal mes palëve.

LEXO MË SHUMË!  Shqiptari vjedh një makinë dhe një shtëpi në Greqi, pas ngjarjes kapet mat duke bërë ...

“Pushuesi malazez u zhvesh nudo në Velipojë. U irrituan shkodranët dhe debatuan me të. Ai u vesh dhe iku fare”.

Pas debatit, pushuesi është veshur dhe është larguar nga plazhi por problematik është fakti se raste ë ngjashme janë raportuar edhe më parë në disa plazhe të vendit, ku turistë të huaj kanë bërë banjë apo janë ekspozuar nudo duke shkaktuar reagime nga pushuesit e tjerë.

LEXO MË SHUMË!  Të shtëna me a*më një i pla*osur dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari për vra*je në tentativë...

Aktualisht, në Shqipëri nuk ka plazhe publike të përcaktuara zyrtarisht për praktikimin e nudizmit, ndaj raste të tilla shpesh bëhen shkak për mosmarrëveshje mes pushuesve./JOQ

Published inNews