Skip to content

Tronditet vendi/ Të shtëna me armë zjarr, raportohet për viktima, dyshohet për krim në familje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në lagjen Draçin, në qytetin e Shkodrës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e incidentit një person ka humbur jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja mund të lidhet me një krim në familje, megjithëse deri në këtë moment nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta të Policisë së Shkodrës kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke nisur veprimet hetimore.

Hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, si dhe për të verifikuar të gjitha pistat e mundshme.

Ndërkohë, pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi viktimën, autorin e dyshuar dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Published inNews