Skip to content

Tronditet Edi Rama, policia arreston në Elbasan ish-zyrtarin e shumëkërkuar

Ergys Agasi është arrestuar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia që prej dhjetorit 2025 në lidhje me hetimet për tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Agasi është vënë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia në qytetin e Elbasanit.

Ai ishte një prej personave të kërkuar në kuadër të hetimeve për procedurat e prokurimeve publike të AKSHI-t.

LEXO MË SHUMË!  Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”? Flitet se Rama …

Sipas të dhënave të bëra publike, Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2025, ndërsa për muaj me radhë kishte qenë i pakapshëm nga autoritetet.

Arrestimi i tij në Elbasan i jep një zhvillim të ri çështjes që lidhet me tenderat e AKSHI-t.

LEXO MË SHUMË!  Aksidenti tragjik me 2 viktima, dalin detajet e reja, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. (Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur)

Pas ndalimit, Agasi pritet të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore dhe të dalë përpara organeve të drejtësisë.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e personave të përfshirë dhe rrethanat e procedurave të prokurimit që janë bërë objekt i hetimit.

Published inNews