Skip to content

Të sht ëna me ar më në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vr arë

40 vjeçari me 4 mbiemra ra në atentat, Policia jep informacion për vrasjen në Laç: Ilir Lika mbaroi rrugës për në Spitalin e Traumës
Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40 vjeç është vrarë mbrëmjen e sotme në qytetin e Kurbinit. Shërbimet e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

40 vjeçari me 4 mbiemra dyshohet se ka rënë në atentat dhe nuk bëhet fjalë për një konflikt të çastit. Predha e plumbit e ka kapur Ilir Likën në pjesën e kokës ndaj dhe goditja ka rezultuar fatale.

READ MORE  Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për…

Nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

READ MORE  Prapaskenat e 4 milionë eurove për Kanye West, ministri Gonxhja tregon se “fjala e dhënë” ndaj këngëtarit u bë më…

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Published inNews