Skip to content

Shehaj rikthehet në Kuvend, shkëmben batuta me gazetarët

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, pa Sali Berishën, kanë mbërritur në Kuvend për seancën plenare të ditës së sotme.

Deputetët janë udhëhequr nga Gazment Bardhi, ndërsa në hyrje të Parlamentit është parë edhe Agron Shehaj, i Partia Mundësia i cili rikthehet në seancë pas përfundimit të masës së ndëshkimit ndaj tij.Shehaj ka shkëmbyer batuta me gazetarët para hyrjes në Kuvend, duke iu përgjigjur me humor pyetjeve të tyre. “Nuk erdhi Rama sot, ndaj më lanë të hyj”, mësohet të ketë thënë ai.

Rikthimi i Shehajt vjen pas përjashtimit të tij nga punimet e Kuvendit, ndërsa sot ai është pjesë e deputetëve opozitarë që kanë hyrë në sallën e Parlamentit.

Seanca plenare e sotme zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa jashtë godinës së Kuvendit vijon protesta e paralajmëruar nga qytetarët.

Published inNews