Skip to content

Selvija emocionon rrjetin – dedikimi i Roelit për babain e tij prek zemrat

Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajrami, Selvije Kasapi ka prekur ndjekësit me një postim shumë emocional në rrjetet sociale.

Ajo publikoi një fotografi të vogëlushit Roel Kasapi, i veshur me të bardha dhe me një buzëqeshje që ka emocionuar të gjithë ndjekësit.

Krahas fotos, Selvija shkroi një dedikim prekës, duke treguar se Roeli “i dërgon përqafimin më të madh babit në qiell”, një mesazh që ka mallëngjyer rrjetin në ditën e festës.

LEXO KËTË LAJM  Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

Përmes postimit, ajo uroi gjithashtu të gjithë besimtarët për Kurban Bajramin me fjalë plot dashuri, paqe dhe ndjenjë.

Reagimet nuk kanë munguar, ndërsa ndjekësit kanë mbushur komentet me zemra, lutje dhe mesazhe mbështetëse për Selvijen dhe Roelin, të cilët prej kohësh po përballen me dhimbjen e madhe të humbjes së Shpat Kasapi.

LEXO KËTË LAJM  Jepet vendimi i ashpër për Ilirin pas përplasjes me Mozën – Arbana lëshon paralajmërimin e fortë (VIDEO)

Postimi është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe është konsideruar si një nga urimet më prekëse të kësaj feste.

Published inShowbiz