Skip to content

Realizohet brenda nëntorit/ Ndryshim i madh për Shqipërinë, nga telefoni do të…

Në vetëm pak sekonda, me kosto ndjeshëm më të lirë dhe pa nevojën e një karte fizike… në kafene, restorant apo supermarkete, shqiptarët do mund të kryejnë së afërmi “pagesa të shpejta”.

“Objektivi më aktual është nëntori, që do të thotë në nëntor, koordinuar dhe me gjithë tregun bankar dhe jobankar, do të dalim live me infrastrukturën e Instant Payment, që do të thotë, pagesa shumë më të shpejta në kohë reale, brenda maksimumi 20 sekondave, në platformën e TIPS-clone, që është një platformë e ofruar nga Banka e Italisë, është identike me platformën e e ECB-së, të Bashkimit Evropian, që është platforma TIPS”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

LEXO MË SHUMË!  Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arreste për policë, zyrtarë e biznesmenë! Raportohet për dy të ndaluar

Pagesat e shpejta përfaqësojnë evolucionin e pagesave në pikën e shitjes drejt konceptit nga llogaria në llogari, duke shmangur kartën e pagesës, si instrument dhe infrastrukturën e ndërmjetësimit të lidhur me të.

“Vlerësojmë se kursimi i bizneseve dhe qytetarëve nga pagesat e shpejta do të jetë rreth 35 miliardë lekë, ndërsa ekonomia në përgjithësi do të kursejë deri në 38 miliardë lekë”, tha Sejko.

LEXO MË SHUMË!  “Mos gënje mi goc”, Përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën

Pavarësisht tensioneve dhe rritjes së inflacionit, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun, në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës.

Published inNews