Skip to content

Rama e ironizoi, ish-ministrja e PS-se, Arta Dade ”sulmon” direkt kryeministrin: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se …

Ish-ministrja e Jashtme dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, Arta Dade, ka reaguar për Vox News pasi u identifikua nga Newsbomb mes personazheve të përfshirë në postimin e kryeministrit Edi Rama, ku ai ironizonte protestuesit që prej ditësh mblidhen në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ai i quan këta personazhe “tam-tamexhinj” dhe se me tubimet e tyre, “kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura”.

E pyetur se çfarë mendon për gjuhën e përdorur nga kryeministri, Dade, e cila edhe pse është tërhequr nga politika aktive, vijon të mbetet një nga zërat më të respektuar brenda së majtës shqiptare, nuk i kurseu kritikat dhe “këshillat” ndaj tij.

READ MORE  NGJARJE E RËNDË/ 52-vjeçari i merr jetën 6 anëtarëve të familjes, më pas i jep fund jetës!

“Për gjuhën e tij? Si njohëse e linguistikës mund të them që ai shqipen e ka manipulative, anglishten e kupton por nuk e flet dot, ndërsa gjermanishten nuk e njeh fare, fare. Unë do t’i sugjeroja për momentin t’i përvishet gjermanishtes, se do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës dhe padyshim më shumë se anglishtja e korridoreve diplomatike…”, është shprehur Dade.

Ish-ministrja nuk na e shpjegon më tej komentin e saj, por fraza “do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës” duket se ka një nëntekst politik.

A është kjo një ironi për raportet e Ramës me partnerët europianë? Apo një mesazh i koduar, në lidhje me zhvillime të ardhshme që mund ta vendosin kryeministrin përballë institucioneve, apo qarqeve ku gjuha gjermane ka peshë?

READ MORE  Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij

Për vite me radhë, Arta Dade ka qenë ndër personalitetet më të rëndësishme të Partisë Socialiste, ish-ministre e Jashtme, deputete me disa mandate dhe një nga figurat që edhe kundërshtarët politikë e kanë konsideruar si më dinjitozet e politikës shqiptare.

Pak ditë më parë, Dade refuzoi ftesën për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga PS për 35-vjetorin e krijimit të saj, duke shprehur rezervat ndaj mënyrës se si po drejtohet partia./voxnews.al

Published inNews